E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rëfimi i të penduarit hap dosjet dhe çon në komisariat dhjetëra persona
Publik News

Rëfimi i të penduarit hap dosjet dhe çon në komisariat dhjetëra persona

Te gjitha fijet të lidhin me  atentatet, pas të cilëve dyshohet se qëndron grupi i njohur si “Sakati”, bazuar në nofkën e liderit që e udhëheq atë. Klevis Alla i penduari, ka zbrazur të gjitha informacionet në lidhje me bashkëpunëtorët e tij në shumë ngjarje kriminale, dhe nuk bëhet fjalë vetëm, për Altin Ndocin.
Featured image of article: Rikthehet në skenë ‘SAKATI’, Klevis Alla dhe Altin Ndoci pjesë e grupit mafioz që po rreshton kufomat, rrëfimi i të penduarit hap dosjet dhe çon në komisariat dhjetëra personaKlevis Alla

Rëfimi i Klevis Allës, një prej autorëve që mori pjesë në ekzekutimin e dy vëllezërve Haxhia dhe në vrasjen e Dorjan Shkozës e Anxhelo Avdisë, ka hapur dosjet e pazbardhura, për ngjarjet kriminale dhe atentatet e kryera në Elbasan.

Alla ka zbrazur të gjitha informacionet në lidhje me bashkëpunëtorët e tij në shumë ngjarje kriminale, dhe nuk bëhet fjalë vetëm, për Altin Ndocin.

Pas rrëfimit të 22-vjeçarit, dhjetëra persona janë shoqëruar në komisariat për t’u marrë në pyetje në katër qarqe, Tirana, Durrësi dhe Elbasani, por edhe nga Vlora. Duke u bazuar edhe në rrëfimin e Allës, është kuptuar se grupi, ku Alla bënte pjesë së bashku me të arrestuarin tjetër Altin Ndoci, ishin pjesë e një skuadre qitësish me pagesë, ku herë pas herë kryenin dhe grabitje.

Altin Ndoci, është një personazh i skeduar për vjedhje dhe dyshohet duke u verifikuar tashmë për një tentativë grabitje në Fier, ku një nga autorët mbeti i vrarë nga policia, ndërsa një tjetër i plagosur.

Tashmë Policia e Shtetit në bashkëpunim me prokurorinë e Durrësit, po verifikojnë me imtësi dosjet hetimore të disa atentateve të pazbardhura në zonën e Elbasanit. Bëhet fjalë për tre atentate, ku dyshohet se kanë lidhje me përplasjet mes grupeve kriminale.

Pas këtyre vrasjeve dyshohet se qëndron hija e një grupi kriminal, tepër të sofistikuar që vepron në këtë zonë, dhe që njihet ndryshe si grupi i “Sakatit”.

Anëtarët e këtij grupi kriminal dyshohet se qëndrojnë dhe pas armatimit të rëndë, që u gjend në ambientet e karburantit në pronësi të biznesmenit, Ilir Beko në Papër.

Atentatet pas të cilave qëndron ‘Sakati’

Ekzekutimit i Andi Zylyfit, kushëririt të bosit të drogës, Endrit Alibej

Andi Zylyfi, i cili kishte vetëm pak kohë që ishte kthyer nga emigrimi për të festuar festat e fundivitit me familjarët e tij u qëllua me 27 plumba teksa ndodhej në një lokal buzë rrugës nacionale Elbasan-Peqin, në orën 19:15, mbrëmjen e 13 dhjetorit.

Plumbat kapën gjithashtu edhe Ardit Uruçin, shokun e Zylyfit, që ishte me këtë të fundit në momentin e atentatit, por 23-vjeçari shpëtoi paq. Viktima është djali i hallës së Endrit Alibeaj, bosit të drogës, i cili u ekzekutua me armë zjarri më 30 dhjetor të vitit të shkuar. Bashkë me të u eliminuan edhe kushëriri i Alibeajt, 56 vjeçari Arben Dylgjeri dhe shtetasi turk Erdal Durunay, 51 vjeç.

Atentati ndaj vëllezërve Baho, u prenë rrugën teksa iknin në shtëpi

Hija e grupit të “Sakatit” dyshohet se qëndron dhe pas atentatit të bërë ndaj dy vëllezërve Baho në Peqin, ku njëri prej tyre Klevi Baho, mbeti i vdekur mesnatën e 1 korrikut 2019 ndërsa vëllai tjetër, Aldo Baho, u plagos rëndë.

Kjo ngjarje ndodhi teksa dy vëllezërit po udhëtonin për në shtëpi me automjetin e tyre tip “Audi” me targa AA 333UZ. Ata u qëlluan me breshëri automatiku, mbi 35 herë nga një tjetër makinë në Broshkë në aksin Peqin- Elbasan.

Ekzekutimi i bossit të drogës

Endrit Alibeaj, bosi të drogës, u ekzekutua me armë zjarri më 30 dhjetor të vitit të shkuar. Bashkë me të u eliminuan edhe kushëriri i Alibeajt, 56 vjeçari Arben Dylgjeri dhe shtetasi turk Erdal Durunay, 51 vjeç.

Çfarë dihet për grupin “Sakati”

Grupi i “Sakatit”  drejtohet nga tre vëllezër, ku njëri prej tyre është invalid dhe thirret me nofkën “Sakati”. “Sakati” ndodhet në burg në Itali për akuzën e trafikut të drogës, por anëtarët e tjerë që qëndrojnë në Peqin, Belgjikë, Holandë dhe Itali, veprojnë pa u penguar nga askush, nën rregullat dhe urdhrat e dy vëllezërve të tjerë, që ndodhen jashtë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.