Reforma e ujit, Gjiknuri: Qytetarët e kanë kuptuar, ka nisur formalizimi vullnetar
Ministri Damian Gjiknuri gjatë një takimi në kuadër të reformës së ujit, ka deklaruar pas nisjes së aksionit ka nisur fluksi për të formalizuar lidhjet e paligjshme. Ai theksoi se sfidë është ulja e nivelit të humbjeve në rrjet.
“Shqetësimi i madh niveli i humbjeve në rrjetin e ujit. Një menaxhim i mirë, do të sillte reduktimin e humbjeve për të rritur investimet. Paralelisht me reformën duhet një reformë për ta formalizuar sa më parë. Kemi ndërmarrë edhe aksionin për formalizimin; faza e parë 90 ditore që përfundon në 1 shkurt, ku janë ftuar qytetarët që të bëjnë formalizimin duke mos pasur penalitete. Faza e dytë do të synohet formalizimi i të gjithë sektorit. Reforma synon; Orientim, ndarjen e përgjegjësive, krijimi i shoqërive të qëndrueshme dhe forcim i kapaciteteve njerëzore” deklaroi ai.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



