E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Reforma në  Drejtësi dhe apeli i koduar sovranist i zonjës Juri Kim!
Publik News

Reforma në Drejtësi dhe apeli i koduar sovranist i zonjës Juri Kim!

Sapo degjova mesazhin e zonjes Yuri Kim, ambasadorja e re amerikane ne Tirane nga salla e nje hoteli, ku zhvillohej nje takim lidhur me Reformen ne Drejtesi. Kush ka veshe dhe sy degjon dhe kupton:

Lidhur me Reformen ne Drejtesi mesazhi i saj ishte:

Une besoj se ne kete vend ekziston ende fryma e Gjergj Kastriotit Skenderbeut dhe fryma e Xhorxh Uashingtonit.

I pari eshte heroi kombetar i shqiptareve qe perfaqeson perpjekjet e te gjitha rrymave patriotike shqiptare nder shekuj per te siguruar sovranitet.
Ndersa i dyti eshte babai themelues i Amerikes dhe njekohesisht Presidenti i pare i saj prej 1789 deri ne 1797. Xhorxh Uashingtoni ka qene me pare organizuesi dhe drejtuesi i te gjitha forcave patriotike qe zhvilluan luften per pavaresine e Kombit Amerikan.

Pyetja qe lind menjehere eshte:

A e siguron Reforma e dallavereve ne Drejtesi qe po kryhet ne Shqiperi frymen sovraniste te George Skenderbeut dhe te George Washingtonit?

Sigurisht qe jo sepse te gjithe jemi te vetedijshem se vendi po e humbet sovranitetin cdo dite e me shume dhe po shkon drejt falimentit dhe shpopullimit te plote.

Po a ka nje nonsens dhe nje kundershti tek qendrimet e zonjes ambasadore e cila fton shqiptaret te mbeshtesin linjen patriotike dhe sovraniste te George Skenderbeut dhe te George Washingtonit dhe njekohesisht i jep nje mbestetje me dorashka Reformes ne Drejtesi dhe shkon e takohet me simbolet e ish diktatures ne vend?

Mesazhet jane te qarta per ata qe duan te kuptojne:

1- Ne do te takojme dhe do te bisedojme me ata qe do t’i zgjidhni ju edhe nese na ngrini Enver Hoxhen nga varri dhe e zgjidhni serish.

2- SHBA-te inkurajojne shqiptaret te ngrihen dhe te mbeshtesin forcat patriotike dhe sovraniste qe jane ne nje gjatesi vale me frymen e Skenderbeut dhe te Uashingtonit.

3- SHBA-te nuk zgjedhin qeveri as deputete ne parlament por ftojne shqiptaret te cojne atje sovranistet.

4- SHBA-te mbeshtesin Reformen e Dallavereve ne Drejtesi deri ne ate moment qe ata do te mbeshtesin sovranistet dhe kjo do te thote se te vetmit qe mund ta zhbejne Reformen e Dallavereve ne Drejtesi jane politikanet dhe shtetaret shqiptare, pasi kjo nuk eshte pune e ambasades.

5- Po nuk e bete veten, nuk eshte detyra jone t’iu bejme ju. Po nuk patet dhembsuri per veten nuk do na dhimbseni ne me shume.

Shume shkurt, qarte dhe paster:

E vetmja menyre qe keni per te shpetuar eshte rikthimi i sovranitetit te humbur te Kombit nepermjet mbeshtetjes dhe perkrahjes se linjes patriotike sovraniste qe nuk jane domosdoshmerisht nacionalizma te semure.

Me qarte se kaq, ambasadorja nuk mund te flase, sepse taksapaguesit amerikane e kane derguar ketu per te ruajtur interesat e Amerikes ne Ballkan dhe ne Evrope dhe jo per te na shpetuar ne prej kastes!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.