E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Reforma Zgjedhore/ Gjiknuri dhe Hajdari mbledhin komisionin, kërkojnë PD-në si vëzhguese me të drejta të…
Politikë

Reforma Zgjedhore/ Gjiknuri dhe Hajdari mbledhin komisionin, kërkojnë PD-në si vëzhguese me të drejta të…

Komisioni per Reformen Zgjedhore do te mblidhet me daten 7 maj, ne oren 17:00. Pak dite para zhvillimit te kesaj mbledhjeje, sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, Genci Gjoncaj, i eshte drejtuar me nje leter PD-se, mes te ciles i kerkon zyrtarisht caktimin e vezhguesit.

kuvendi seance

 

 

Sipas ndryshimeve të miratuara në seancë plenare, vezhguesi qe pritet te caktohet nga PD-ja do të gëzojë të njëjtat të drejta që u përkasin dy bashkëkryetarëve.

Kujtojme se dy bashkekryetaret e ketij komisioni jane Damian Gjiknuri i PS-se dhe Rudina Hajdari, deputetja e PD-se dhe kryetare e grupit te ri te PD ne Kuvend.

Rendi i ditës është

Miratimi i axhendës së punës së komisionit në vazhdim

Miratimi i ekspertëve pranë komisionit

Miratimi i kërkesës për mbështetje me ekspertizë nga OSBE për sistemin zgjedhor

“Jeni të ftuar të caktoni një përfaqësues të subjektit tuaj politik, për të marrë pjesë në mbledhjen e Komisionit. Pranë komisionit caktohet në cilësinë e vëzhguesit, përfaqësuesi i partisë më të madhe të opozitës, PD. Ky përfaqësues gëzon të drejtat e plota që u përkasin bashkëkryetarëve të Komisionit”- thuhet ne leter.p

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.