Reforma Zgjedhore/ Presidenti Meta: Mezi pres që palët të mbajnë fjalët dhe ta përmbyllin më 31 maj, por serioziteti i tyre duhet të verifikohet nga…
Presidenti u shpreh se për njërin nga ligjet atë për Portin e Porto Romanos, Komisioni Europian i ka kërkuar shpjegime Kuvendit dhe i ka bërë thirrje qeverisë që të vlerësojmë me kujdes shqetësimet e ngritura nga KE dhe operatorët e tjerë.
“Ligji për aktivitetin e turizmit detar, i kthyer. Është kthyer sepse ligji duhet të zhvillohet në një regjim të sigurt dhe këtë nuk e garanton mungesa e koherencës me kushtetutën.
Përdorimi i emërtimeve në gjuhë të huaj, shkronjave që alfabeti nuk i njeh, jo vetëm shkel parimin se gjuha zyrtare është shqipja, por cenon identitetin kombëtar. Uroj që Kuvendi të reflektoje mbi këto çështje.
Ligji për portin në Porto Romano, konstatohet se procedura e aplikuar anashkalon konkurrencën e ndershme, duke hyrë në marrëdhënie të drejtpërdrejtë vetëm me një subjekt.
Kanë mbërritur shqetësim edhe me operatorë të tjerë ekonomikë. Shqetësim ka ngrit edhe KE duke i kërkuar qeverisë shpjegime mbi procedurat e ndjekura. Kuvendi dhe qeveria duhet të vlerësojmë me kujdes shqetësimet e ngritura nga KE dhe operatorët e tjerë”, tha Meta.
Më tej Presidenti ka bërë me dije se kohët e fundit do të kalojë më pak kohë me Tiranën politike, por do t’i kushtohet më shumë Shqipërisë së shqiptarëve.
“Zhvillova komunikim me Europa Nostra me të cilën ramë dakord për Hetim ndërkombëtar për çështjen e shembjes arbitrare të TK.
Siç e bëra publike do të kaloj më pak kohë më Tiranën politike dhe do ti kushtohem më shumë Shqipërisë së qytetarëve.
Si president i republikës kam respektuar institucionet e Kosovës, duhet të mbizotërojë sjellja evropaine ndaj institucioneve”, tha presidenti Meta.
Presidenti Ilir Meta, tha se pret që palët të mbajnë fjalën dhe të përmbyllin me konsensus më 31 maj Reformën Zgjedhore.
Në daljen e përjavshme për mediat, Kreu i Shtetit u shpreh se megjithatë, serioziteti i palëve, do të duhet të verifikohet nga zgjedhjet në terren.
“Mezi pres që palët të mbajnë fjalën dhe në 31 maj të përmbyllin me konsensus në këtë tryezë të këshillit politik të gjitha ndryshimet që kërkohen me ngulm nga BE por edhe partnerët e tjerë dhe menjëherë si President do ti firmos ndryshimet sapo të vijnë që të japim një lajm të mirë të paktën nga Tirana, për qytetarët por sidomos për partnerët. Por serioziteti i tyre duhet te verifikohet nga zgjedhjet ne terren”, tha Meta
Teksa shpreh bindjen se qytetarët shqiptarë mezi presin një parlament të ri plotësisht legjitim, Presidenti tha se në cilido mënyrë të votohet reforma Zgjedhore parlamenti që do të zgjidhet do të jetë më legjitim sesa ky aktual.
“Unë kam qenë i parashikueshëm, se mendoj se këtu dalloj nga aktorët e tjerë, qofshin vendas, apo shqipfolës. Duhet të keni të qartë këtë gjë. Siç ju kam thënë vjet këtu që nëse nuk bëhen zgjedhje lokale gjithëpërfshirëse Shqipëria do të ngelë në klasë, por do të marrë në qafë edhe Maqedoninë e Veriut dhe e mori në qafë, se është kriteri i Kopenhagenit, ato ekzistojnë dhe u shtuan kushte të reja.
Dekretet për zgjedhjet: unë shpresoj shumë, jam, i entuziazmuar, nga gjithë cicërimat. Mezi po pres ta duartrokas dhe kudo të jem do kthehem njëherë këtu që ta firmos dhe të lajmërojmë gjithë botën që kjo është arritje shumë e madhe. Tani e zëmë se palët nuk ranë dakord, nuk e dëshiroj, por do të shoh nëse miratohet në mënyre të njëanshme, mundësi ime është ta kthej njëherë për reflektim për çdo rast. Pastaj si veprohet është në varësi të aktorëve të tjerë, por në çdo rast, me konsensusin, por edhe të njëanshme që nuk do të habiteshim se këtu ka zhvillime të befasishme. Përsëri si president i republikës do të bëj të qartë që në hapësirën kohore që kodi të më lejojë, do të shpall ditën e ardhshme të zgjedhjeve dhe nuk do të bëj asnjë konsultim formal me asnjë forcë. Se të gjithë mezi presin një parlament të ri plotësisht legjitim, por edhe sadopak më legjitim le të jetë sesa ky që është. Kjo do të thotë që të kemi të qartë që nëse kodi nuk miratohet me konsensus, zero, çeljesh negociatash të vendit me BE, jo deri në zgjedhjet qe vijnë, por edhe pas tyre.
Ecni në këtë rrugë konsensusi se kjo është rruga e mirë, kemi edhe kryesimin e radhës së OSBE dhe do të ishte turp i madh që vendi veç ngjarjeve me TK dhe mediat, Shqipëria të mos përmbushë rekomandimet e OSBE ODIHR-it”,u shpreh Presidenti.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



