Reformat e Ramës me kosto…
Klodian Tomorri
1- Policia e shtetit u rikthye në detyrë. U pastrua nga barkderrat e Saliut dhe u mbush me oficerë elegante në sherbim të qytetareve. Efektet anësore: Gjysma e shefave apo ish shefave të policisë janë në arrati ose kërkim ndërkombëtar për trafik droge, po të mori koka erë dhe shkon dënoncon ndonjë krim në polici të paketuan shpejt e shpejt, ndërsa dita pa vrasje i përket të kaluares.
2- Shendetesia u bë falas dhe e aksesueshme per të gjithë.
Efekti anësor: Pagesat nga xhepi per kurim sipas Bankes Boterore jane rritur nga 48 në 49.5 per qind.
3- Territori u vu nen kontroll dhe kaosi territorial ku njerezit ndertonin kuturu shtepi per te futur koken ka marr fundi.
Efekti anesor: Lart e poshte nepër Tiranë mund të shohesh ca 40 katësha.
4-Energjia nuk eshte me mall pa zot, por u rikthye ligjshmeria.
Efekti anesor: Rritje e vogel deri ne 23 per qind e cmimit per fukarenjte.
5- Sistemi tatimor eshte me i ndershem. Taksimi i padrejte ka marr fund me vendosjen e takses progresive, ku ai qe fiton me shume paguan me shume.
Efekti anesor: Barra fiskale eshte rritur pak me 500 milione euro ne vit dhe rritja me e madhe per dreq i ka rene ne kurriz fukarenjve dhe shtreses se mesme.
6-Koncesionet kriminale moren fund. Tani ka vetëm koncesione të ndershme, që i sherbejnë qytetareve dhe paguhen nga buxheti i shtetit.
Efekti anesor: Pyet FMN-në.
Nuk ka reforma pa kosto. Eshtë si puna e ilaceve, gjithmonë kanë efekte anësore.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



