Refugjatja 107-vjeçare përballet me rrezikun e deportimit
Bibikhal Uzbek nga Afganistani është 107 vjeç dhe njihet si refugjatja më e vjetër në botë.
Ajo rrezikon të dënohet nga Suedia pas gjithë këtyre viteve qëndrim.
E moshuara jeton në qytetin Gotland së bashku me nipërit/mbesat e saj. Pas 3 javësh asaj do t’i përfundojë leja e qëndrimit dhe do të haset me deportimin.
Gjykata Administrative e Migracionit e ndaloi një veprim të tillë një vit më parë.
Nipi i 107-vjeçares afgane, Muhammed Uzbek në një deklaratë për radion SR kritikoi qëndrimin e Zyrës për Emigrantë ku tha:
Përse nuk i japin lejeqëndrim një gruaje të vjetër e cila vuan nga sëmundja e demencës. Nuk kupton shumë nga ajo që flitet, sytë e saj nuk shohin, e veshët nuk i dëgjojnë. Të paktën duhet t’i zgjasin edhe dy vite lejeqëndrimin”.
Dy vite më parë ajo u largua nga vendi i saj për shkak të përleshjeve dhe së bashku me familjen e saj shkoi në Kroaci dhe më pas në Suedi në mënyrë ilegale ku dhe bëri kërkesën për azil.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



