E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
REFUZOI SHKARKIMIN E MYNYR KONIT, NIKOLLA KTHEHET KUNDËR METËS: PO BËN OPOZITËN E TRETË
Lajme

REFUZOI SHKARKIMIN E MYNYR KONIT, NIKOLLA KTHEHET KUNDËR METËS: PO BËN OPOZITËN E TRETË

“Është kthyer në një opozitë të tretë tashmë prej shumë kohësh”, kështu deklaroi ish-ministrja e Arsimit Lindita Nikolla për presidentin Ilir Meta.

Nikolla nuk pranoi të komentojë mosderektimin e shkarkimit të rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Konit nga presidenti.

“Presidenti është kthyer në një opozitë të tretë tashmë prej shumë kohësh. Nuk do të doja ta komentoja vendimin e tij, por kam rezervat e mia. Ai e ka humbur funksionin që duhet të kishte duke u kthyer në opozitën e tretë, duke kthyer shumë ligje, mes tyre edhe dekretin për të cilin po flasim”, tha ish-ministrja në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në Neës 24, ndërkohë që tregoi si lindi konflikti me Konin.

“Kam dijeni të plotë për konfliktin. Siç e dini ligji i Arsimit të Lartë krijon dy autoritete. UT është i vetmi me mazhorancë në bordin e administrimit. Ne kemi ushtruar kontroll në rektorat edhe me kërkesë të senatit. Pasi gjetëm shkelje, kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm me institucionin, të cilit i lamë disa detyra. Situata e re, me vijimin e protestave por edhe me verifikimin e detyrave të lëna ka bërë që ministrja Shahinit t’i kërkojë Presidentit shkarkimin e tij. Në gjithë këtë komunikim, ndërveprim ajo që duhet të prevalojë është cilësia e re që duhet ofruar në programet e universitetit. Pra shkarkimi u kërkua pasi u vërtetuan raste kur kishte shkelur ligjin”, tregoi ajo, ndërsa cilësoi të drejtë kërkesën e pasardhëses së saj, Besa Shahinit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.