E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Regjisori Kastriot Cipi denoncon: RTSH po degjeneron fëmijët me taksat publike
Publik News

Regjisori Kastriot Cipi denoncon: RTSH po degjeneron fëmijët me taksat publike

Më herët, kam denoncuar këtu, se si TVSH është kthyer në një mjet propagande majtiste, që transmeton non stop dokumentarë që glorifikojnë diktatorin Xi Jin Ping, seriale që paraqesin një Kinë idilike dhe romantike, apo dokumentarë trushplarës për “ngrohjen globale”.

Në këto çaste, RTSH po transmeton dokumentarin “Dilemat e fëmijëve transgjinorë”, që tregon se si duhet të “ndihmojmë” fëmijët të zgjidhin problemet e tyre, duke ndërruar seksin!
Për opozitën, trushplarja e rrezikshme, me paratë e taksapaguesve, nuk ekziston si problem.
Por nëse jeni prindë fëmijësh të mitur, duhet të shqetësoheni dhe t’i bëni sytë katër. Këto programe të fëlliqura shiten si “shkencë” dhe janë në transmetim 24×7, pa kod dhe pa asnjë sinjalizim për moshën e lejuar të audiencës.
Zgjohuni njerëz! Ky helm ideologjik na vjen nga BE dhe SHBA. Victor Orban ka shumë të drejtë!

Altin Hazizaj, meqë je i vetmi nga ata që merren me të drejtat e fëmijëve, që njoh. A duhet të shfaqen në ora 8 të mbrëmjes, në kanale të hapura, këto lloj dokumentarësh?

Albana Vokshi çfarë qëndrimi ka Komisioni Parlamentar për Edukimin dhe Median për këtë problem?

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.