Reja dhe …Hungaria
Arkiv – Histori – ne prag te ndeshjes se neserme te 5 Shtatorit 2021 -Shqiperi -Hungari…
Edordo Reja …trajneri 76 vjecar italian e mori drejtimin e Kombetares shqiptare ne 17 prill te 2019 …fill pas asaj katrahure qe la pas bashkeatdhetari i tij Panucci…
Ndeshjen e tij te pare ne krye te kuq e zinjve Reja e zhvillon ne Rejkjavik ndaj Islandes ku mundemi 1-0… dhe ndeshja e tij e fundit deri tani figuron ajo me Polonine zhvilluar ne Varhave ne 2 shtator 2021 ku u shpartalluam 4-1…
Ndeshjet e Reja per Kampionatin europian te 2020….
Dy humbje me Francen 0-2 dhe 1-4…nje humbje ne Turqi 0-1…nje humbje ne Islande 0-1 dhe nje fitore ne Elbasan 4-2…dy fitore 2-0 dhe 4-0 me Moldavine dhe nje barazim befasues e krejt i pa pranueshem ne fushen tone 2-2 me Andorren…
Ndeshjet per Ligen e Kombeve 2020 Grupi C …
Dy fitore me Bjellorusine 2-0 ne Minsk dhe 3-2 ne Tirane…vjen Lituania e na turperon po ne Tirane teksa na mund 1-0 …e me pas ne barazojme ne Vilnius 0-0…barazojme 0-0 ne Kazakistan e fitojme 3-1 ne fushen tone teksa pesojme nje gol te pa besueshem qe nga mesi i fushes…
Zeme vendin e pare ne grup e leme pas tre ekipe qe i kishim dukshem poshte vetes ne klasifikimin e FIFA …ngjitemi ne grupin B per edicionin e ardhshem…ku do te matemi me kundershtare reale per te treguar tamam se cilet jemi e sa vlejme ne te vertete ….
Kam qene e jam absolutisht kunder medias sportive shqiptare servile e injorante qe kete ”arritje” vazhdon ta trumbetoje si sukses te madh te Rejas per futbollin shqiptar…
Ndeshjet per Kampionatin Boteror Katar 2022…
Kemi fituar 1-0 ne Andorra e 2-0 ne San Marini ne dy ndeshje te nje cilesie pothuajse mizerrabel…na ka mundur 2-0 Anglia ne Tirane…jemi shpartalluar dy dite me pare 4-1 ne Varshave …e te djelen presim Hungarine ne Elbasan dhe te Merkuren po aty luajme kunder San Marinos…per ta mbyllur rrugetimin tone me Polonine ne Tirane ne Tetor e Hungarine ne Budapest dhe me dy ndeshjet e fundit ne transferte ndaj Anglise e ne fushen tone ndaj Andorres ne Nentor…
Ndeshjet miqesore te Rejas….
Nisen me nje fitore 2-1 ndaj Kosoves e pasuan me nje barazim 0-0 ne Uells dhe nje humbje 3-1 ne Ceki…
Ne pak me shume se 2 vjet plot 21 ndeshje te luajtura nen drejtimin e italianit Reja dhe bilanci i Shqiperise eshte …9 fitore, 4 barazime , 8 humbje e golaverazh 28-26….
Nese ju e quani pozitive ecurine e nje trajneri e te nje ekipi qe nje ndeshje e fiton e nje e humb …e qe ne 21 ndeshje peson 26 gola…qe grumbullon ne dy vjet permbi 60 lojtare…qe nuk luan me te njejtin formacion te stabilizuar te pakten ne dy ndeshje njesoj….qe le ne stol talente si Broja, Muci, Uzuni, Roshi…etj…qe perze Grezden, T.Xhaken, Kamberin, Kacen…e te njejten gje po ben edhe me Kallakun…qe ve Hysajn sulmues e Roshin mbrojtes…qe ngul kembe si Mushka qe Manaj te jete ne formacion ne cdo ndeshje etj etj …atehere kjo eshte puna juaj dhe mediokriteit e injorances suaj i pafshi hajrin ok…
Historia me Hungarine…
Kemi 73 vjet qe nuk i kemi marre me asnje lloj barazimi te vetem…dhe kemi po 73 vjet qe nuk i kemi shenuar ende asnje gol te vetem …perpos faktit te hidhur qe me Hungarine ne arkiv – historikun e Kometares sone figuron edhe humbja e saj me e thelle regjistruar ne 24 shtator 1950 ne Budapest …12-0 !
Jemi ndeshur me hungarezet per here te pare ne Budapest ne 20 gusht 1947 per kampionatin Ballkanik e te Europes Qendrore dhe jemi mundur 3-0…nderkohe qe ne 23 maj te 1948 kemi barazuar ne Tirane 0-0…
Jemi ndeshur ne dy takime miqesore…ne 1950 ne Budapst [12-0]…dhe ne 2014 po ne fushe te tyre ku kemi humbur 1-0 …
Per eliminatoret e Kampionatit Boteror te 2010…u mundem ne Budapest 2-0 ne 2008 dhe humbem edhe ne Tirane 1-0 ne 28 mars te 2009…me gol te Torghelle ne te 38 ‘…ku trajneri yne aso kohe ishte hollandezi Arie Haan …e ndeshjen e gjykoi hollandezi Bjorn Kuipers…
Pra ne 6 ndeshje ….4 prej te cilave luajtur ne Hungari e vetem 2 ne Tirane…me hungarezet kemi 5 humbje e 1 barazim e me nje golaverazh tmerresisht negativ 0-19 !
Ndeshja e 5 shtatorit te 2021 ne Elbasan ndaj hungarezeve eshte e treta e verteta ne fushen tone…dhente zoti qe me pak me shume kujdes e me shume impenjim e vemendje maksimale te mund ta thyejme disi kete bilanc tmerresisht negativ qe kemi me hungarezet…ku si per koincidence edhe ky takim do te drejtohet ashtu sikurse 12 vjet me pare po nga nje gjyqtar hollandez…
Perballja Shqiperi – Hungari vjen pas 7 vitesh…e nderkohe edhe pas humbjes sone tre dite me pare 4-1 ne Varshave ndaj Polonise dhe humbjes 4-0 te Hungarise ne Budapest me Angline…
Fitorja jone e ve disi ne vend autoritetin teper te lekundur te Kombetares Shqiptare…barazimi eshte disi i pranueshem por qe do ndikoje shume ne klasifikimin ne grup kur ne fund te behen llogarite…ndersa humbja eshte krejtesisht e pa pranueshme e qe per mua do te thote qartazi fare mbyllja e ”eres” Reja dhe largimi i tij urgjentisht nga pankina kuq e zi…
A.R.DOSTI
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



