E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rekomandim i KE, reagon Rama: Nuk ishte dhuratë dhe as gjest bujarie
Lajme

Rekomandim i KE, reagon Rama: Nuk ishte dhuratë dhe as gjest bujarie

 

 

Pas rekomandimit pozitiv të KE, për hapjen e negociatave, ka dal në një deklaratë  për mediat dhe kryeministri Edi Rama.

Gjatë fjalës së tij Rama thqa se ky është një lajm shumë i mirë dhe ka fituar atdheu, i cili ka qenë i përgojuar për shumë vite.

Rama u shpreh se nuk ishte as një dhuratë dhe as gjest bujarie nga Bashkimi Evropian, por është një fryt i një pune të madhe me reforma të thella.

rama

Pjesë nga deklarata

Shqipëria sapo ka hapur një kapitull të ri të historisë së saj si shtet. Nuk jemi një vend që donim të bëheshim për si Evropa, sot kemi kaluar sprovën historikë në një ngjitje në shkallë të re.

Jemi një shtet që mund dhe duhet të ulet në tryezën e evropiane. Jam i emocionuar dhe shumë krenar për këtë arritje. Dolëm nga një tjetër udhëkryq mes të shkruarës dhe të ardhmes.

Stacioni i radhës në fund të kësaj rruge është anëtarësimi, dhe shpejtësia e mbërritjes në atë stacion varet nga ne.

Respekt dhe mirënjohje sot për të gjithë ata që dhanë  një dorë për rrugën Evropiane.

Jam kemi dal që në katër vjet të kthejmë besimin e popullit tek ne, arritëm që të marrim këtë status.

Këto nuk janë dhurata dhe as gjeste bujarie, Evropa nuk bën dhurata, Brukseli sheh dhe njeh vetëm meritën.

Është njohja e meritave tonë për të bërë shtet me reforma reale.

Rekomandimi për çeljen e negociatave, nuk është fundi i betejave me krimin dhe korrupsionin, dhe futemi në një fazë më të thellë të reformave.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.