E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rektori i Universitetit të Mjekësisë apel STUDENTËVE: Kudo qofsh, vishe bluzën e bardhë dhe eja!
Publik News

Rektori i Universitetit të Mjekësisë apel STUDENTËVE: Kudo qofsh, vishe bluzën e bardhë dhe eja!

Mjeku dhe rektori i Univeristetit të Mjekësisë Arben Gjata u bën thirrje gjithë studentëve të këtij Univeristeti që të bëhen pjesë e apelit publik të ministres Manastirliu, për të ndihmuar vendin në këtë situatë të vështirë.

Gjata apelon studentët që kudo që të jenë, të veshin bluzën e bardhë dhe të bëhen pjesë e ekipeve të mjekëve, infermierëve, farmacistëve e të gjithë personave që “i janë vënë përballë betejës me koronavirusin.”

“Në këtë apel që të drejtohet ty, ti nuk je më një student në Fakultetin e Mjekësisë, në Fakultetin e Infermierisë ,të Farmacisë apo të Shëndetit Publik. Ti je koleg. Nuk je kolegu im. Nuk je as kolegu i pedagogëve të tu. Je kolegu i jetës së çdo shqiptari”, shkruan Gjata.

SHKRIMI I PLOTË I ARBEN GJATËS:

I dashur student,

Në këtë apel që të drejtohet ty, ti nuk je më një student në Fakultetin e Mjekësisë, në Fakultetin e Infermierisë ,të Farmacisë apo të Shëndetit Publik.

Ti je koleg. Nuk je kolegu im. Nuk je as kolegu i pedagogëve të tu.

Je kolegu i jetës së çdo shqiptari.

Sot më shumë se kurrë, sytë e çdo shqiptari janë kthyer drejt nesh.

Sot më shumë se kurrë, jemi përgjegjës për të nesërmen.

E nesërmja je ti!

Ke në dorë ta mjekosh të nesërmen, me praninë tënde!

Kudo qofsh, vishe bluzën e bardhë dhe eja!

Eja, të luftojmë së bashku!

Eja, të lodhemi së bashku!

Eja, t’i këmbejmë turnet së bashku!

Eja, të themi që ia dolëm së bashku!

Sinqerisht

Arben Gjata

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.