E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rëndohet bilanci i viktimave dhe të plagosurve. Detaje nga sulmet e Hamasit në Gaza
Uncategorized

Rëndohet bilanci i viktimave dhe të plagosurve. Detaje nga sulmet e Hamasit në Gaza

Dhjetëra izraelitë besohet se janë kapur nga militantët palestinezë në një sulm të paprecedentë në territorin izraelit.

Mediat e huaja raportuan se militantët palestinezë kanë zënë robër dhjetëra izraelitë, ushtarakë dhe civilë. Disa mendohet se mbahen peng në disa nga qytetet e vogla pranë Rripit të Gazës, ndërsa të tjerët janë kthyer në Gaza.

Sipas një videoje të siguruar nga BBC, shihet teksa një burrë, i cili dyshohet së është një peng izraelit, shtyhet në një makinë, e cila më pas largohet.

Hamasi thotë se ka lëshuar 150 raketa në përgjigje të sulmit ajror izraelit në Kullën Palestine, një ndërtesë 11-katëshe në qendër të qytetit të Gazës. Ndërkohë zhurmat e shpërthimeve dëgjohen në të gjithë Gazën, raporton BBC.

Numri i të vdekurve tani raportohet të jetë të paktën 150 në Izrael, si dhe rreth 1000 të plagosur, sipas mediave lokale duke cituar zyrtarët izraelitë.

Nga ana tjetër, një zyrtar palestinez i ministrisë së shëndetësisë tha për BBC-së se të paktën 232 njerëz janë vrarë në Gaza që nga fillimi i sulmeve izraelite mëngjesin e sotëm, ndërsa 1,790 njerëz u plagosën.

raketa

Ndërkohë, ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës i Izraelit, Israel Katz, tha se Izraeli do të ndërpresë furnizimin me energji elektrike në Rripin e Gazës

“Kam nënshkruar një urdhër që udhëzon kompaninë elektrike të Izraelit të ndalojë furnizimin me energji elektrike në Gaza”, tha Katz në një deklarat

Qindra militantë të armatosur të Hamasit kapërcyen kufirin me Izraelin, duke rrëmbyer rreth 50 ushtarë e civile, e duke marrë edhe tanke e automjete ushtarake, mëngjesin e ditës së sotme.

Ata morën nën kontroll disa fshatra dhe hynë thellë në disa qytete jugore si Sderoti. Nuk vonoi kundërpërgjigjja izraelite me sulme ajrore ndaj bazave të Hamasit në Gaza.

sulmi raketa

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.