Rëndohet gjendja e deputetit Alimadhi
Rëndohet gjendja shëndetësore e deputetit Adriatik Alimadhi, i cili rezultoi i prekur me virusin Covid-19.
Pak çaste më parë Alimadhi është nisur me urgjencë drejt Spitalit Infektiv, në gjendje të qëndrueshme.
Edhe bashkëshortja e Alimadhit rezultoi e infektuar me koronavirus. Ditën e sotme, kryetar i Ballit Kombëtar dhe deputet i opozitës së re në parlament, i shkruajti ditën e sotme kryeministrit Edi Rama duke u ankuar për kushtet e ambulancës.
Rama iu përgjigj duke thënë:
“I uroj shëndet e shërim të shpejtë zotit Alimadhi dhe i mirëkuptoj fjalët e tij të tepërta në kushtet në të cilat ndodhet, duke iu lutur të ndjekë këshillat e mjekëve e mos mbistresohet për strategjinë e luftës, të cilën e vendosin ekspertët e shkëlqyer që kemi jo ne politikanët”, shkruan Rama në “Twitter”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



