E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rëndohet gjendja e Imzot George Frendo, dërgohet për kurim në Itali
Publik News

Rëndohet gjendja e Imzot George Frendo, dërgohet për kurim në Itali

Imzot George Frendo dërgohet për kurim në Bari, Itali, për mjekim më të specializuar për shkak se është prekur nga Covid-19.

Arqipeshkëvi i Tiranë-Durrësit prej disa ditësh është prekur nga covid-19 por nuk është paraqitur në spital për mjekim. Vetëm dje pas disa komplikacioneve, ai ëhstë dërguar në një nga spitalet në vend, ndërsa mëngjesin e sotëëm bëhet me dije se ai ëhstë nisur drejt Barit.

“Ju njoftojmë se SH.T. Imzot George Frendo O.P., Arqipeshkëvi i Tiranë-Durrësit e njekohësisht Presidenti i Konferences Ipeshkvore të Shqipërisë, ka qenë për disa ditë në monitorim mjekësor për shkak se ka rezultuar pozitiv me Covid 19.

Me rakomandimin e mjekëve, në mbrëmjen e ditës së sotme, është vendosur që Imzot Frendo të shtrohet në Spital, për shkak të disa komplikacioneve respiratore gjatë ditës. Ju kërkojmë lutjet tuaja për Imzot Frendon dhe i urojmë atij shërim sa më të shpejtë.”, njoftoi dje zyra e shtypit e Kishës Katolike.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.