E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rëndohet trafiku në Kamëz nga 3 prilli: nisin punimet për Rrethrrotullimin
Lajme

Rëndohet trafiku në Kamëz nga 3 prilli: nisin punimet për Rrethrrotullimin

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia njoftuan sot se se duke nisur nga dita e mërkurë, datë 3 prill 2019, ora 08:00, do të fillojnë punimet për ndërtimin e Rrethrrotullimit të Kamzës në segmentin rrugor “Kryqëzimi Universiteti Bujqësor – Kryqëzimi Kamëz qendër, km 1+100”.

Për këtë arsye, gjatë kryerjes së punimeve qarkullimi i mjeteve do të jetë me shpejtësi të reduktuar dhe do të realizohet në përputhje me sinjalistikën e vendosur sipas Planit të Menaxhimit të Trafikut të miratuar, për të lehtësuar qarkullimin e mjeteve dhe për të garantuar mbarëvajtjen e punës në terren.Punimet planifikohen të realizohen gjatë harkut kohor: prej datës 3.4.2019 deri më datë 3.6.2019.

Punonjësit e ARRSH-së, Policisë së Qarkullimit Rrugor dhe kompanisë së mirëmbajtjes do të jenë në terren për mbarëvajtjen e ndërhyrjes dhe orientimin e trafikut.

Nga ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor kërkohet mirëkuptimi dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve dhe bizneseve të zonës gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë segment rrugor, respektimi në mënyrë rigoroze i sinjalistikës provizore të vendosur, si dhe ndjekja e udhëzimeve të Policisë Rrugore në terren.

Punimet bëhen në kuadër të projektit “Mirëmbajtja dhe Siguria Rrugore Bazuar në Rezultate”, financim i Qeverisë së Shqipërisë dhe Bankës Botërore,

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.