RENEA aksion të befasishëm në Shijak, kontroll në disa banesa
Forcat e RENEA-s zbarkojnë në Shijak. Korespondenti i Panorama bën me dije se forcat speciale kanë nisur një aksion policor të befasishëm në këtë qytet ku po ushtrohen kontrolle në disa banesa.
Operacioni ka qëllim arrestimin e personave që janë në kërkim ndërkombëtar, por fshihen e jetojnë në këtë zonë.
Burimet policore thanë për Panorama se janë arrestuar deri më tani tre persona. Pritet që policia të dalë me njoftim zyrtar.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



