E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
RENEA dhe FNSH i rrethojnë banesën autorit të dyshuar për vrasjen e policit! Ngjarjen po e heton edhe AMP
Lajme

RENEA dhe FNSH i rrethojnë banesën autorit të dyshuar për vrasjen e policit! Ngjarjen po e heton edhe AMP

Mësohet se një grup i posaçëm hetimor është ngritur për zbardhjen e ngjarjes.

Një numër i madh efektivësh të forcave RENEA dhe FNSH kanë rrethuar zonën, ku dyshohet se është fshehur autori i vrasjes së policit Novruz Cenalia.

Në Policinë e Fierit ndodhet edhe Drejtori i AMP për hetimin e ngjarjes së rëndë nëse kemi të bëjmë me një konflikt të çastit apo efektivi është vrarë për shkak të detyrës.

Efektivi ka shtëpinë rreth 500 metra nga vendi i ngjarjes dhe ka qenë duke shkuar me makinë në punë, në rrugë është ndeshur me autorin, shtetasin Azgan Mërnica, ku ky i fundit e ka qëlluar me pistoletë duke i marrë jetën.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.