E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
RENEA në aksion për krehjen e zonës në fshatin Prush, në kërkim të  autorëve të grabitjes
Lajme

RENEA në aksion për krehjen e zonës në fshatin Prush, në kërkim të autorëve të grabitjes

Ndërkohë që policia është vënë në ndjekje të autorëve të grabitjes së dështuar me armë zjarri në fshatin Prush. Paraprakisht dyshohet se janë tre persona që tentuan grabitjen ndërsa kanë qenë të armatosur me armë zjarri kallashnikov.

Policia e Tiranës, sakaq thekson se për krehjen e zonës është vënë në lëvizje edhe forca RENEA. “Më datë 09.12.2023, rreth orës 19:13, në fshatin Prush, përballë ambulancës, në banesën e shtetasit G. H., janë futur disa persona, të armatosur.

Me marrjen e njoftimit shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, dhe në momentin që janë afruar afër banesës, tre personat e armatosur, kanë qëlluar me armë ndaj tyre.

Policia është përgjigjur me armë ndaj tyre. Shërbimet e DVP Tiranë, RENEA, Forcat Kombëtare të Sigurisë, po vijojnë krehjen e zonës dhe kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset kryesore dhe hyrje-daljet e Tiranës, për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar”, thuhet në njoftim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.