E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rënia e Belinda Ballukut është çelje kapitulli, jo përrallat e Ramës
Lajme

Rënia e Belinda Ballukut është çelje kapitulli, jo përrallat e Ramës

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, reagoi pas zhvillimeve të fundit që çuan në largimin nga detyra të zv.kryeministres dhe ministres Belinda Balluku. Në një deklaratë publike, Bardhi e cilësoi këtë lëvizje si “fillimin e një kapitulli të ri në luftën kundër korrupsionit”, duke theksuar se qytetarët janë përfituesit kryesorë të këtij hapi.

Sipas tij, dita e sotme përbën “një moment pozitiv për llogaridhënien dhe transparencën”, ndërsa akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe ish-ministren Balluku për mungesë përgjegjshmërie politike. Bardhi u shpreh se mazhoranca humbi mundësinë të tregonte integritet, duke mbrojtur me forcë, siç tha ai, aferat dhe duke tentuar të pengojë drejtësinë.

“Ky është vetëm një hap i parë,” deklaroi Bardhi, duke shtuar se drejtësia duhet të vijojë të hetojë “abuzimet qindra milionëshe, krimet elektorale, ushtrimin e pushtetit me presion dhe lidhjet me krimin.”

Ai theksoi se opozita do të vazhdojë betejën e saj derisa, sipas tij, “shqiptarët të çlirohen nga një sistem i korruptuar qeverisës”. Bardhi kërkoi sërish shkarkimin përfundimtar të Ballukut dhe dorëheqjen e kryeministrit Rama, të cilat, sipas tij, janë “hapat e vetmuar për të rikthyer integritetin në qeverisje”.

Postimi i plotë:

Sot është një ditë e mirë për luftën ndaj korrupsionit, për llogaridhënien dhe transparencën. Të fituar janë qytetarët e dëmtuar në taksat e tyre të vjedhura, të fituar janë ata që luftuan e denoncuan.

Tē humburit e medhenj janë Edi Rama e Belinda Balluku, dhe duartrokitësit e tyre në Kuvend, të cilët humbën rastin për të treguar se janë në nivelin e qytetarëve të vendit. Ata në asnjë moment nuk manifestuan përgjegjësi dhe moral. Madje tentuan me forcë të mbrojnë aferat e të mbanin me thonj postin për të penguar drejtësinë. Dhe sot u turpëruan.

Ky i sotmi është një hap i mire. Por drejtesia për abuzimet qindra milioneshe në vendin më të varfër të Europës, për krimet elektorale, për mbajtjen e pushtetit me dhunë, për lidhjet me krimin, ka ende rrugë përpara për të bërë.

Ne do të qëndrojmë deri në fund, derisa shqiptarët të çlirohen nga këta uzurpatorë të korruptuar. Shkarkimi i menjëhershëm i Belinda Ballukut dhe dorëheqja e Edi Ramës, janë e vetmja rrugë për të çliruar Shqipërinë nga sistemi i korruptuar qeverisës që është ndërtuar në këto 12 vite.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.