E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rënia e eksporteve, Prençe: Mungojnë 10 mijë punonjës!
Publik News

Rënia e eksporteve, Prençe: Mungojnë 10 mijë punonjës!

Kreu i Shoqatës Pro-eksport Edvin Prençe ka folur për fasonët shqiptarë të cilët kërkojnë mbështetje nga qeveria për markën Made in Albania.

Prençe ka theksuar se mungojnë 10 mijë punonjës në këtë sektor, si pasojë e pandemisë por më shumë si pasojë e mos reagimit të qeverisë për këtë sektor.

Prençe: Situata aktuale është shumë jo e kënaqshme për sa i përket rënies drastike të eksporteve të sektorit tonë. Arsyeja kryesore është amortizimi i impianteve prodhuese tona. Që nuk arrinë të kënaqin porositësit e prodhimeve tona.

Mungesa e krahut të punës, mungojnë 10 mijë vetë që më parë ishin në sistemin tonë dhe kjo është një tjetër ndikues në rënien e eksporteve tona. Kjo është një pasojë e pandemisë por më tepër është pasojë e mos reagimit të qeverisë për këtë sektor. Sic e thatë dhe ju që janë premtuar 50 milion euro për mbështetjen dhe rimëkëmbjen por kjo gjë do ishte më mirë të ishte bërë më përpara, por më mirë vonë se kurrë.

Fagu: A janë të mjaftueshme 50 milion euro në 4 vite?

Prençe: Është e mundur një përmirësim pasi kjo është një paketë e kërkuar nga ana jonë. Kjo është një analizë e ekspertëve ekonomik që na kanë ndihmuar. Besoj se kjo paketë ndihmëse e shoqeëruar me promovimin e biznesit shqiptar, dhe me një ndërhyrje në optikën e doganave, ju siguroj nëse kjo paketë bëhet aktive, brenda 3 viteve të para do kemi një rritje në të paktën 240 milion euro në sektorin tonë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.