E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Reperi Mozzik pranon publikisht me ndjekësit: Kam qenë konsumator droge
Lajme

Reperi Mozzik pranon publikisht me ndjekësit: Kam qenë konsumator droge

Reperi kosovar, Mozzik shpesh ndan me ndjekësit e tij momente të ndryshme nga jeta e tij apo aktivitetet muzikore.

Së fundmi, reperi ka publikuar për ndjekësit në ‘InstaStory’ një shkrim të sinqertë, ku ka rrëfyer dhe ka pranuar se ishte konsumator i lëndëve narkotike, duke shpjeguar se ka arritur të gjejë qetësinë dhe është larguar nga ky ves prej 6 vitesh.

“Kam gati gjashtë vite larg drogës në mos gaboj…është gjëja më e bukur që kam bërë dhe ndihem shumë krenar për veten! Sigurisht. Ishte një rrugë shumë e vështirë për mua…Isha shumë i dobët…rrethi…profesioni dhe gjithçka që lidhej me të…por ia dola, ia dola. Faleminderit Zotit” -ka shkruar reperi  në InstaStory.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.