E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Reperi Noizy arrestohet në Kosovë, zbulohet arsyeja
Publik News

Reperi Noizy arrestohet në Kosovë, zbulohet arsyeja

Reperi i njohur Noizy është arrestuar në pikën kufitare në Vermicë mbrëmjen e së mërkurës nga policia e Kosovës.

Sipas Telegraf, Rigels Rajku mësohet se është ndaluar pasi ishte shpallur në kërkim nga gjykata.

Blutë e Kosovës në një njoftim, ku nuk citojnë emrin e reperit, raportojnë se Noizy u shoqërua në stacionin policor në Prishtinë.

“Shoqërohet një person me urdhëresë të gjykatës. Mbrëmë në pikën kufitare, në Vermicë nga policia është ndaluar një person, i cili është shoqëruar në stacionin policor Qendra në Prishtinë. 

Ndaj tij ka qenë aktive një urdhëresë të gjykatës. Zyrtarët policor në koordinim me institucionet përkatëse, po kryejnë veprimet e nevojshme procedurale”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Rreth 23 orë më parë, Rigels Rajku ka postuar foto brenda një avioni në aerport.

1
2
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.