E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Repero Fero arrestohet sërish, dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten
Lajme

Repero Fero arrestohet sërish, dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten

Problemet e Feros me policinë duket se nuk kanë të ndalur. Burime për mediat kosovare bëjnë me dije se reperi i njohur është arrestuar sërish.

Dyshohet se ai ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, Arbenita Ismajli, me të cilën ka edhe një fëmijë. Raportohet se arrestimi i tij është bërë ditën e djeshme.

Raportohet se ai ka kërcënuar me jetë dhe ka dhunuar Arbenitën. Ngjarja ka ndodhur pas një sherri në banesën e çiftit, ku dyshohet se Fero ka goditur me grusht modelen dhe i ka thyer telefonin.

Reperi mësohet se i ka thënë “do të të vras nëse ma merr vajzën”. Pas dhunës, Arbenia është larguar nga banesa ku bashkëjeton me Feron dhe vajzën e tyre dhe ka bërë denoncimin në polici.

Pas kallëzimit, Fero është arrestuar nga policia e Gjilanit dhe pas marrjes në pyetje, është dërguar në dhomat e paraburgimit. Ky nuk është precedenti i parë i dhunës për reperin, i cili edhe disa muaj më parë u përfshi në një sherr në trafik.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.