E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Replika të ashpra Rama-Patozi, pas seancës seancës
Lajme

Replika të ashpra Rama-Patozi, pas seancës seancës

Deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, dhe kryeministri Edi Rama replikuan ashpër pas mbarimit të seancës së jashtëzakonshme të parlamentit, ku u votuan emrat e juristëve për komisionet e vetting-ut. Debati nisi pasi Rama dhe Patozi u shkëmbyen në dalje të Kuvendit, ndërkohë që deputetët po linin sallën dhe shumë gazetarë ishin të pranishëm.

Disa minuta me parë kryeministri Rama i kishte përmendur emrin Patozit gjatë një shkëmbimi akuzash me me deputeten e PD dhe ish-kryetaren e parlamentit, Jozefina Topalli. Deputeti i Partisë Demokratike i kërkoi menjëherë fjalën për replikë kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, por ky i fundit refuzoi t’ia jepte, ndonëse i kërkoi ndjesë atij.

Burimet thanë se zoti Rama e pyeti Patozin, ndërsa po dilnin nga godina e parlamentit se cfarë kishte ndërmend të thonte në replikë dhe kërkoi të bënte humor me debatin mes të dyve të disa javëve më parë në sallën e Kuvendit. “Nuk besoj se do të merreshe prapë me veshjen dhe me bluzën time këtë radhë”, i tha atij Rama.

Por reagimi i Patozit nuk ka qenë aspak miqësor. “Po ta them këtu, që ta mbash mend, iu drejtua deputeti i PD kryeministrit. Meqë e dije pëpara se unë do ikja, tani po thua që e ditke edhe se kur do kthehem në parlament. është e vërtetë, se do të kthehem, por jo për llogaritë e tua dhe të dikujt tjetër. Pa dyshim që do më kesh përballë, po për arsyet e mia. Dhe rri i qetë se nuk ta prish deri më 25 qershor marrëdhënien me atë tjetrin, për të cilin the se ndjehesh i lumtur.”

Më herët Rama kishte deklaruar gjatë replikës me Topallin se kishte një marrëdhënie të vecantë me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pa ia përmendur atij asnjëherë emrin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.