E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Replikë me Arian Canin dhe Arian Currin që më përmendën në Zonë e Lirë!
Publik News

Replikë me Arian Canin dhe Arian Currin që më përmendën në Zonë e Lirë!

Vetem pese minuta pas statusit tim te meposhtem, Arian Cani dhe Arian Curri, me permenden ne emisionin Zone e Lire. Ata permenden Partine Shqiptare Atdheu te cilen e drejtoj prej disa vitesh dhe per te cilen nuk flas shume ne kete faqe, si parti fetare e cila ka patur nje eksperience dhe qe nuk ka patur sukses, ne perpjekje per te ndertuar paralelizma ndermjet ndermjet meje dhe perpjekejeve te Rames per te investuar fetarisht ne politike dhe lidhjeve te ketij te fundit me nismat e bamiresise etj etj.

Lidhur me kete fakt sqaroj si meposhte:

Partia Shqiptare Atdheu , nuk eshte nje parti fetare dhe nuk ka per te qene kurre, per sa kohe do ta drejtoj une, sepse nuk ka asnje arsye te jete e tille.
Ata qe e perdorin fene per qellime politike jane supermashtrues dhe si te tille jane perballur me kundershtine time te forte.

Kreshnik Osmani eshte shqiptar i perkatesise muslimane qe ka qene nga drejtuesit e larte Komunitetit Musliman Shqiptar 20 vite me pare, dhe per kete jam super krenar dhe nuk e kam fshehur kurre. Une kete fakt e kam perseritur here pas here ne kete faqe, ndryshe nga z. Curri qe flet per politike ne Zone e Lire, por qe nuk e ka permendur edhe aq shpesh faktin qe ka studjuar per prift ne Athine me financimin e drejtperdrejte te Hiresise se Tij Anastas Janullatus, njeri prej njerezve qe Arian Cani e simpatizon shume per arye edhe te origjines greke te nenes se tij. Fakti qe une jam shqiptar musliman nuk e ben partine qe drejtoj fetare dhe te gjithe ata qe e ndjekin prej nje kohe te gjate aktivitetin tim e kuptojne se cila eshte qasja ime politike. Te njejtin fakt nuk e ka permendur kurre as kryetari i partise se minoritetit grek z. Dule qe ka qene perkthyes i Janullatus. (prift edhe ky).

Te gjitha perpjekjet pr te ndertuar paralelizma ndermjet meje dhe politikes si qasje fetare, jane perpjekje per te me goditur pasi qasjet e mia per politiken, shtetin dhe laicizmin jane boterisht te njohura.

Une nuk besoj tek partite fetare, dhe jam prej njerezve qe mendojne se Islami eshte shume me i paster se partite dhe se te gjithe muslimanet e botes. Ne politike ka deshtim ka dhe sukses, ndersa fete abrahamike nuk i nenshtrohen kesaj llogjike.

Me vjen mire qe qenkam ne gojen e ujkut te madh dhe qarkulloj si nje enderr e keqe dhe si nje makth tek mendja e Firaunit dhe e magjistareve te tij neper media packa se une mendoja se nuk e ka mendjen tek une.

Identitetin tim nuk po e shpjegoj gjate, pasi miqte qe me kane lexuar per kaq kohe, dicka e kane kuptuar!

Kreshniku eshte Ilir ne Origjine, Shqiptar ne Kombesi, Musliman ne religjion, Europian ne kulture dhe universalist ne Princip. Te gjitha te tjerat jane cimcakiza qe i pertypin ata qe duan te fshehin aromen e rende te gojeve te tyre!

Kush e njeh Canin t’ia coje kete mesazh!

Ju faleminderit!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.