E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Reporterët pa Kufij të inatosur me Ramën: Nuk do t’i ndahemi …
Lajme

Reporterët pa Kufij të inatosur me Ramën: Nuk do t’i ndahemi …

Reporterët pa Kufij duket se nuk kanë për t’ju ndarë kryeministrit Edi Rama në sulmet e tij skandaloze ndaj gazetarëve dhe gënjeshtrat patetike dhe cinike.

Gjatë konferencës së sotme, Reporterët pa Kufij kanë thënë se Rama i ka sulmuar hapur në takimin me Partnerët e Platformës së Këshillit të Europës për Siguri të Gazetarëve, por kjo gjë nuk do i ndalojë që të kthehen prapë.

Gjithashtu Reporterët pa Kufij kanë theksuar se Rama i ka gënjyer ata për sa i përket dënimeve që u ka dhënë gazetarëve në Shqipëri pasi pyetjet e tyre nuk i kanë pëlqyer dhe kanë nxjerrë në pah korrupsionin dhe shkeljet flagrante të ligjit nga ana e qeverisë së tij.

Një tjetër problematikë e evidentuar nga Reporterët pa Kufij ishte dhe liria e medias ku sipas tyre Shqipëria është e fundit në Ballkanin Perëndimor duke lënë mbrapa vetëm Turqinë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.