E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Reporteri për Shqipërinë në grupin e PPE paralajmëron qeverinë për paketën “antishpifje”
Publik News

Reporteri për Shqipërinë në grupin e PPE paralajmëron qeverinë për paketën “antishpifje”

Raporteri për Shqipërinë në Grupin e Partive Popullore Evropiane, grupimi më i madh politik në Parlamentin Evropian paralajmëroi qeverinë shqiptare se do të ketë pasoja në hapjen e negociatave nëse miratohen paketat antishpifje që kanë bëjnë me lirinë e medias.

 

 

 

David Lega shkruan se respektimi i kritereve të Kopenhagenit është një standard minimal për një vend kandidat.

“Po përsëris qëndrimin tim mbi rrezikun që mbartin ligjet e reja për median në lidhje me çeljen e mundeshe të negociatave me BE. Grupi PPE i Parlamentit Evropian beson fort në çeljen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë. Por Shqipëria duhet të respektojë kriteret e Kopenhagenit që janë një standard bazik e minimal për një vend kandidat. Nëse qeveria Rama do të miratojë në plenare ligjet në formën aktuale atëherë ajo po vë në rrezik serioz shansin për çeljen e negociatave të anëtarësisë në BE. Qeveria Rama duhet patjetër të përmbushë rekomandimet specifike të dhëna nga Komisioni Europian dhe nga Këshilli i Europës”, shkruan ai në Twitter.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.