E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Reshje të dendura shiu në qarkun e Elbasanit
Lajme

Reshje të dendura shiu në qarkun e Elbasanit

Rikthimi i reshjeve të dendur të shiut në Qarkun e Elbasanit kanë sjellë probleme të shumta edhe në qarkullim e mjeteve.

Nga reshjet e dendura të shoqëruar me erë e breshër në disa zona ka patur bllokim qarkullimi në disa rrugë për shkak të vërshimit të ujërave dhe gurëve.

Mësohet se një pjesë e rrugëve në një lagjeje përgjatë rrjedhës së lumit Shkumbin në Librazhd për 30 minuta ishte e pakalueshme pasi uji përmbyti të gjithë zonën.

Ndërkohë në zonën ku ndodhet Spitali i Librazhdit nga stuhia u rrëzuan disa pemë dhe si rezultat i motit të keq u dëmtua edhe rrjeti shpërndarës i energjisë elektrike.

Ndërkohë agjencia e shërbimeve publike, emergjencat civile dhe OST janë mobilizuar në terren për të rikthyer normalitetin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.