RESHJET E DENDURA TË SHIUT, VLORA MBULOHET NGA UJI
Vlora është zgjuar sot e përmbytur. Pas reshjeve të dendura gjatë ditëve të fundit, siç shihet nga pamjet qyteti është mbuluar nga uji.
Kjo ka sjellë vështirësi në qarkullimin e mjeteve dhe lëvizjen e këmbësorëve. Mësohet se situata më problematike është në zonën “Albano e Romina” lagjia “28 nëntori”, “Rilindja”, “1 Maji”, si dhe akset lidhëse mes rrugës Trasnballkanike dhe bulevardit.
Kujtojmë se edhe ditën e djeshme nga Vlora u raportua e njëjta situatë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



