E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Reshjet/Aksident  te ‘Rruga e Kombit’
Lajme

Reshjet/Aksident te ‘Rruga e Kombit’

Një tjetër aksident rrugor është verifikuar pasditen e kësaj të enjteje, këtë herë në afërsi të Rrëshenit, përgjatë rrugës së Kombit.

Sipas informacioneve policore, janë përplasur tre makina dhe është bllokuar edhe qarkullimi në aksin rrugor, ndërsa një persdon ka mbetur i plagosur. Një parakalim i gabuar, por edhe situata e reshjeve dyshohet se kanë ndikuar në incidentin rrugor.

Informacioni i Policisë

Rreth orës 16:15 , është marrë njoftim se në aksin rrugorë Skuraj-Rrëshen, në rrugën dytësore, në afërsi të unazes së Rrubikut ka ndodhur një aksident.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë ku kanë konstatuar se janë përfshirë në aksident 3 automjete dhe konkretisht:

Automjeti me targa AA 397 PH me drejtues shtetasin S.D., dyshohet se ka bërë një parakalim të gabuar, ku për pasojë është përplasur me mjetin me targa AA 117 PH me drejtues shtetasin A.L.

Gjithashtu , mjeti me targa SK 2938 AO me drejtuese mjeti shtetasen A.D., nuk ka ruajtur distancën mes automjeteve dhe është përplasur me mjetin me targa AA 397 PH të drejtuar nga shtetasi S.D.

Si pasoje e këtyre përplasjeve, është lenduar vetem shtetasi S.D. i cili është dërguar në spitalin e Rrëshenit dhe jashtë rrëzikut për jetën .

Grupi hetimor në bashkepunim me Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Lezhë ndodhen në vendgjarje dhe po punojne për zbardhjen e plotë të shkaqeve te aksidentit .

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.