E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Reuters: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë stopuar reformat
Publik News

Reuters: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë stopuar reformat

Nuk është shkaku i vetëm Bullgaria

Ukraina dhe Moldavia janë dy shtetet më të reja me statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Europian. 

Vendimi i BE, duke përshpejtuar procesin, lidhet me agresionin rus ndaj Ukrainës prej 24 shkurtit, ndërsa luftimet vijojnë prej 119 ditësh.

Samiti dy ditor i vendeve anëtare të unionit, konkludoi me një lajm të mirë për Ukrainën në luftë tashmë dhe Moldavinë e rrezikuar në çdo moment dhe që fati i saj lidhet me atë të fqinjit lindor, nën pushtimin rus.

Megjithatë, rrugëtimi i këtyre dy vendeve drejt BE do të jetë i gjatë dhe Brukseli ka paralajmëruar se nuk do të tolerojë në aspektin e përmbushjes së kritereve.

Por një lajm të mirë BE nuk kishte për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, për të disatin vit radhazi.

Bashkimi Europian nuk diskutoi dhe as përfshiu në agjendë çeljen e negociatave për Shqipërinë.

Qëndrimi i 28 vendeve anëtare nuk lidhet domosdoshmërisht me veton bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut, por me progresin individual që kanë bërë qeveritë në kuadrin e reformave të integrimit.

Sipas Reuters, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kosova, Bosnje Hercegovina, Mali i Zi dhe Serbia nuk kanë shënuar arritjet e kërkuara nga Brukseli dhe për rrjedhojë procesi ka ngecur në vend.

Dhe për këtë arsye, zgjerimi drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor është stopuar.

“Hezitimi ndaj zgjerimit të BE-së ka ngadalësuar progresin drejt anëtarësimit për një grup vendesh të Ballkanit: Shqipërinë, Bosnjën, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë, liderët e të cilave takuan homologët e tyre të BE-së në Bruksel në mëngjes”,shkruan Reuters.

Shqipëria ka që nga qershori i vitit 2018 që pret të hapen negociatat e anëtarësimit, por edhe kryeministri festoi me shampanjë 4 vit me parë ‘arritjen historike’, një gjë e tillë në realitet nuk ndodhi.

Dhe sot e kësaj dite, integrimi i Shqipërisë në BE ka ngecur në vend numero.

Lajm akoma më i keq është se nuk dihet edhe sa vite do të presë Tirana për të marrë dritën jeshile nga BE, për nisjen e bisedimeve, anëtarësimi si vend me të drejta të plota në BE, as nuk imagjinohet.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.