E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Revolta e studentëve/ Kush është këngëtari i njohur që i bashkohet
Lajme

Revolta e studentëve/ Kush është këngëtari i njohur që i bashkohet

Protesta e studentëve futet sot në ditën e saj të 11-të dhe si duket ata as nuk kanë ndërmnd të dorëzohen deri në plotësimin e tetë kërkesave të tyre ndaj qeverisë.

Ditën e djeshme ata kanë lajmëruar për sot hapjen e protestës ku ftojnë të gjithë qytetarët e Shqipërisë pa dallim, t’ju bashkohen atyre mjafton që të mos shpalosin flamuj dhe banderola politike përvec flamurit kombëtar.

Protesta e studentëve ka ngjallur reagime të shumta në opinionin publik ku dominon mbështetja ndaj tyre nga shoqëria në tërësi por edhe nga personazhe të njohura të artit, kulturës, gazetarisë, politikës etj, ku një pjesë e tyre pritet t’i bashkohen protestës së sotme përpara kryeministrisë.

I fundit ka qenë këngëtari i njohur, Renis Gjoka i cili përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”, duke shpërndarë njëkohësisht edhe lajmërimin e studentëve për protestën e sotme në orën 10:00 përpara kryeministrisë, ka shkruajtur se, “Aty do të më keni”.

Image

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.