E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Revolta për protestuesit e arrestuar, bllokohet rruga para Policisë së Tiranës
Lajme

Revolta për protestuesit e arrestuar, bllokohet rruga para Policisë së Tiranës

Rruga para Drejtorisë së Policisë së Tiranës është bllokuar nga familjarët e 23 personave që u arrestuan në Kukës pas protestës në Rrugën e Kombit.

Ata mbështeten nga deputetët e PD-së dhe bashkarisht kanë kërkuar lirimin e të akuzuarve për “vandalizëm”, siç u shpreh dje kryeministri Edi Rama.

Policia i ka larguar nga trotuari, pasi pengonin kalimin e qytetarëve; të revoltuarit kanë qendruar aty që nga dita e djeshme, kur të afërmit e tyre u sollën ngë Tiranë nga komisariati i Kukësit, ku siç u tha, nuk kishte kapacitet për t’i mbajtur aq shumë të prangosur njëherësh.

Pasi janë detyruar të spostohen, protesuesit janë zhvendosur në rrugën ku qarkullonin automjetet, duke bllokuar kalimin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.