Rexhepi mbetet në burg, Xhisiela e pret jashtë dyerve të gjykatës
Mbetet pas hekurave djali i deputetit të PS, Rexhep Rrajës, i cili ishte nën hetim për veprën penale të përndjekjes, ndaj ish te dashures, Xhisiela Maloku.
Avokati i tij Ilir Murati, u shpreh se klienti i tij është i pafajshëm dhe duhet të lirohej, por për gjyqtarë kërko kërkesa nuk u morën parasysh.
Nis seanca për Rexhep Rrajën, avokati: Kallëzimi për xhelozi, Xhisiela do ishte sot në Gjykatë por…
Ka nisur pak minuta më parë në Gjykatën e Apelit në Tiranë, seanca për Rexhep Rrajën, djalin e deputeti të PS, Rrahman Rraja, i cili akuzohet për përndjekje të shtetases, Xhisiela Maloku.
Avokati Ilir Murati kërkon shfuqizimin e vendimit te Gjykatës së Krujës. Ai thotë se kallëzimi i Xhisieles është bërë për xhelozi. Murati flet edhe për një takim me Xhisiela malokun ku ajo vetë ia ka pohuar një gjë të tillë. Avokati ndër të tjera shtoi se të rinjtë digjen për hobi me cigare dhe sipas tij vepra penale që akuzohet klienti i tij nuk qëndron.

Xhisela Maloku
Më pas Murati shtoi se Gjykata është në presion, por gjyqtarja për këto deklarata i tërhoqi vëmendjen. Edhe pse gjyqtarja i tërhoqi vëmendjen, avokati i djalit të deputetit Rraja, ka insistuar se klienti i tij është i pafajshëm dhe kallëzimi është bërë për xhelozi.
Ai shtoi me tej se Xhisiela do të ishte e pranishme në Gjykatë sot nëse do ishte shoqëruar nga Rexhepi, për të treguar se mes tyre ka marrëdhënie të mira.

Djali i deputetit të PS-së kërkon lirinë, Apeli vendos sot për ‘fatin’ e tij
Rexhep Rraja, djali i deputetit te PS-se, Rrahman Rraja perballet sot me Apelin. Ai eshte ne burg, pas vendimit te gjykates se Krujes, e cila e la pas hekurave, pas denoncimit te Xhisiela Malokut, qe e akuzoi per dhune e tortura, edhe pse kjo e fundit me pas u terhoq nga akuzat.

Trupa gjykuese qe ka ne doret fatin e djalit te deputetit socialit kryesohet nga gjyqtarja Shpresa Beçaj ndërsa anëtarët janë Ridvan Hado dhe Zeqine Sollaku. Procesi gjyqësor pritet të mbahet sot në Gjykatën e Apelit në Tiranë.
Rexhep Rraja u arrestua më 30 shtator, pas urdhrit të Gjykatës së Krujës e cila dha ‘Arrest me burg, në mungesë’ për të riun e akuzuar për ‘përndjekjen’ e ish-të dashurës së tij Xhiseila Malokut.
Ndërkohë më 2 tetor, ai doli para Gjykatës në Krujë për t’u njohur me masën e sigurisë.
Xhisiela Maloku është parë sot në ambientet e gjykatës, pasi u zhvillua seanca gjyqësore ndaj ish të dashurit të saj, Rexhep Rrajas, i cili u la sërish ditën e sotme në burg.
Edhe pse ka qenë denoncimi i saj për përndjekje ai që e ka lënë pas hekurave të riun, ajo tha se ka ardhur ta mbështesë ish të dashurin dhe se nuk ndihet e kërcënuar.
Për Xhisielën, Rexhepi është i pafajshëm dhe duhet të jetë jashtë burgut.
E reja u shpreh para kamerave:
Erdha për ta mbështetur, për arsye të trafikut arrita vonë. Kjo bëri që mos të isha në gjykatë. Në seancën tjetër do e mbështes. Nuk jam viktimë. Skam presion. Këtë e kam bërë edhe deklaratë noteriale. Ato që kam thënë në media janë të vërteta, dhe duhet të më besoni. Oficeri i policisë është në azil. Skam informacione të tjera. Kam kontaktuar me të, kam marrëdhënie të mira. Kemi marrëdhënie shoqërore. Erdha për ta mbështetur në gjykatë”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



