E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rezultatet e (pa)ditura të zgjedhjeve që askush s’i mori seriozisht
Lajme

Rezultatet e (pa)ditura të zgjedhjeve që askush s’i mori seriozisht

Procesi i numërimit të votave ka përfunduar në 5 bashki të vendit, duke konfirmuar edhe një herë atë që dihej që para nisjes së fushatës, socialistët kanë marrë shumicën dërrmuese të votave, ndërsa pjesëmarrja ka qenë më e ulët se kurrë, vetëm përqindje që nuk kalon shifrën 20%.

Në Berat, ku në kuti u numëruan 116 fletë votimi (apo më saktë, sa për të mbajtur procesin gjallë), Ervin Ceca i Partisë Socialiste doli fitues me 13,050 vota, duke lënë pas me një diferencë prej mbi 10 mijë votash rivalin Pavllo Shkarpa, që siguroi vetëm 2,607 vota.

Pjesëmarrja? Vetëm 19.88% – mjaftueshëm për të quajtur “zë popullor” në një qytet të tërë.

Në Cërrik, historia përsëritet: Florenc Doka i PS-së fitoi me 66.22% të votave (6,201 gjithsej). Pas tij, Eligerti Hima nga “Shqipëria Bëhet” mori 13.62% (1,275 vota), ndërsa i pavaruri Amarildo Hoxha, i mbështetur nga PD, siguroi 20.16% (1,888 vota). Një garë që më shumë dukej si formalitet sesa betejë elektorale.

Në Vlorë, numërimi i 231 kutive mbylli edhe më qartë panoramën, Brunilda Mersini e PS-së mori plot 78.4% të votave, ose 15,672 në total. Rivalët e saj u mjaftuan me shifra simbolike – Dionis Sota (11.7%) dhe Gjergj Nika (9.9%).

As në Mat dhe Tepelenë nuk ndryshoi skenari, fitore të thella të socialistëve, pjesëmarrje e vakët dhe zero surpriza.

Në Mat, Altin Bojni mori 66.09% të votave (7,302 gjithsej), ndërsa Eduart Brahilika dhe Suzana Pasha, të dy të pavarur, siguruan përkatësisht 28.42% dhe 4.99%.

Në Tepelenë, Gramos Sako fitoi me 77.85% kundrejt 22.15% të Gabriel Gumës.

Në përfundim, zgjedhjet u mbyllën ashtu siç nisën, me fitues të paracaktuar dhe me një elektorat që duket se ka zgjedhur të qëndrojë në shtëpi. Në një vend ku rezultati dihet paraprakisht, surpriza e vetme mbetet sa pak njerëz ende shkojnë për ta “konfirmuar” atë me votë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.