E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
REZULTATET NË KOHË REALE- Numërohen mbi 62 për qind e votave/ Kryeson Lëvizja Vetëvendosje
Publik News

REZULTATET NË KOHË REALE- Numërohen mbi 62 për qind e votave/ Kryeson Lëvizja Vetëvendosje

Komisioni Qendror Zgjedhor në Kosovë ka numëruar 56.29 për qind të votave nga 2.382 qendra të votimit.

albin-kurti-1

 

 

Partia e Albin Kurtit, Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 47.97 për qind ose 232.335 vota.

Votat e deritanishme të numëruara nga KQZ-ja, renditin të dytën Partinë Demokratike të Kosovës me 17.85 për qind ose 86.454, Lidhja Demokratike e Kosovës e treta me 13.44 për qind ose 65.113 votues, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e katërta 7.81 për qind ose 37.852 votues, Lista Serbe 4.53 për qind ose 21.964, Nisma Socialdemokrate 2.59 për qind ose 12.540 votues.

KETU KENI REZULTATET NE KOHE REALE

kosove zgjedhjet

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka tha se qytetarët e Kosovës treguan kulturë të lartë demokratike në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Inkurajojë këshillat e vendvotimeve që gjatë procesit të numërimit të fletëvotime votimeve t’i zbatojnë të gjitha procedurat e numërimit të votave me qëllim që vullneti i qytetarëve të respektohet”, tha Daka.

“Sot Kosova tregoi shembull sesi duhet të organizohen zgjedhje pavarësisht sfidave të shumta”, shtoi ajo.

Sipas KQZ-së, dalja në këto zgjedhje ishte mbi 47 për qind, që krahasuar me zgjedhjet e vitit 2019 është më e lartë, pasi më 2019, dalja kishte qenë 44.18 për qind.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.