Rezultati i numërimit të votave për këshillat, PS del parti e dytë vetëm në dy bashki
Partia Socialiste në këto zgjedhje nuk kishte rivalen e saj tradicionale, Partinë Demokratike.
Ndonëse ishin zgjedhje vendore, sërish vota politike, ajo për Këshillin Bashkiak, është matësi i elektoratit për secilën parti. PS e vetme në zgjedhje, me një pjesëmarrje 20.6%, nuk ka arritur të marrë shumicën absolute në të gjithë Këshillat Bashkiakë.
Edhe procesi i numërimit të votave për kandidatët për anëtarë të Këshillit Bashkiak ka përfunduar dhe rezultatet e nxjerra tregojnë një luhatje të elektoratit të majtë.
Gazeta “Panorama” sjell të zbardhur listën e rezultateve të votës politike në të gjitha bashkitë e vendit, duke renditur vetëm tri partitë e para për numrin e votave që kanë marrë.
Në disa bashki të vendit, Partia Socialiste ka zbritur në 30-50 % të votave. Ky numër mund të konsiderohet si i ulët, për shkak se në zgjedhje morën pjesë 20.6% e totalit të njerëzve me të drejtë vote.
LUHATJET
Në këto zgjedhje mund të thuhet se PS-ja ka humbur edhe garën politike në një bashki. Në Bashkinë e Finiqit, Partia Socialiste ka dalë e dyta, pasi forcë e parë në këtë njësi vendore ka dalë Partia e Minoritetit Etnik Grek. Në Malësi të Madhe PS-ja ka dalë forcë e parë me 34% të votuesve që kanë marrë pjesë, duke mos kaluar as pragun 50 %.
Ajo që mund të konsiderohet si forca e dytë në rang kombëtar është Partia Socialdemokrate, e cila ka marrë vota të konsiderueshme në Veri të vendit. PS-ja kishte rënie të votës politike edhe në Dibër, Klos, Bulqizë. Madje, në këtë njësi vendore forcë e dytë ka dalë Partia Komuniste, me 8% të votave. Socialistët kanë humbur në votën politike edhe në Bashkinë e Pukës, pasi forcë e parë ka dalë Partia Kristian Demokrate.
Edhe në Lezhë gjithashtu, PS-ja nuk arriti të merrte një shumicë absolute në Këshillin Bashkiak, duke arritur që të marrë vetë 35% të votave. Gjithsesi, në këtë proces zgjedhor pati edhe dy bashki ku PS-ja ka marrë 100 për qind votën politike, si Delvinë dhe Konispol, pasi nuk pati asnjë kandidat tjetër për anëtar të Këshillit Bashkiak.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



