Riaktivizohet vatra e zjarrit në Nartë! Flakët shumë afër depozitave të naftës!
Zjarrfikësit po luftojnë paraditen e sotme me flakët në një vatër të riaktivizuar në Nartë, që ndodhen shumë afër depozitave të naftës, gjë që e rrit edhe më shumë rrezikun.
Siç shihet në pamjet që publikon Panorama, një zjarrfikëse po mundohet të vendosë nën kontroll flakët e zjarrit në këtë zonë, për të shmangur ndonjë incident më të rëndë.
Ajo që është më problematike është fakti që era e fortë po favorizon flakët që po përhapen me shpejtësi të madhe në zonë.
https://www.instagram.com/p/CSL_iSZgSIZ/?utm_medium=copy_link
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



