E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Richard Grenell: S’kam parë dosje për Berishën
Politikë

Richard Grenell: S’kam parë dosje për Berishën

Richard Grenell, shefi i inteligjencës në administratën Trump, u pyet mbrëmjen e sotme për shpalljen “non-grata” të kreut të PD-së, Sali Berisha.

Grenell tha në një dalje televizive se Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, është shumë i politizuar.

Ai deklaroi se i ka kërkuar Blinken prova për Berishën, por nuk ka parë asnjë të tillë.

“Berishën nuk e kam takuar asnjëherë. Unë dhe shumë konservatorë jemi shumë të shqetësuar me Blinken, është shumë partiak, shumë i politizuar, është e trishtë ajo që i ka bërë DASH-it. Ai shumë herë e tha kam informacione për Berishën, do të vendosim partinë konservatore të Shqipërisë në sanksione dhe shumë njerëz u çuditën. Ne kërkuam prova, i kërkuam DASH-it informacione. Unë isha drejtor në detyrë i Byrosë Kombëtare, unë kisha edhe një rol të dyfishtë si ambasador në Gjermani dhe i dërguar i posaçëm në Ballkan. Si drejtor në detyrë u përfshiva shumë në informacione për Ballkanin.

Unë do ta dija diçka të tillë për atë që po ndodhte në Ballkan me partinë konservatore. Nuk e pashë kurrë. Nuk po sugjeroj se nuk ka, por unë nuk pashë diçka të tillë. Mendoj se është e rëndësishme që DASH t’u përgjigjet anëtarëve të Kongresit Republikan që kanë kërkuar ta shikojnë këtë informacion. Kjo është një akuzë e rëndë. Kur DASH shkon pas një partie konservatore në një vend tjetër dhe bën këto akuza dhe republikanët e Kongresit thonë ku janë këto prova, ku është ky informacion na i tregoni edhe ne dhe ata nuk e kanë bërë, ke krijuar një dyshim”, u shpreh Grenell.

Ish-shefi i Inteligjencës u pyet nëse hetimet për kreun e PD-së nisën që në administratën Trump, por e mohoi.

“Unë nuk pashë asgjë të tillë. Anëtarët e Kongresit duhet të informohen. Vendimi qartazi u mor nga zoti Blinken. U detyrohemi anëtarëve të Kongresit që të bëjnë përpjekje dhe të marrin përgjigje”, theksoi ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.