E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rihapen kufijtë tokësorë, hiqet karantinimi i detyrueshëm. Rifillojnë aktivitetin kopshtet, çerdhet, palestrat dhe futbolli
Lajme

Rihapen kufijtë tokësorë, hiqet karantinimi i detyrueshëm. Rifillojnë aktivitetin kopshtet, çerdhet, palestrat dhe futbolli

1 qershori i këtij viti nuk do të jetë vetëm Dita e Fëmijëve, por edhe dita kur qytetarët shqiptarë mund të lëvizin pa asnjë kufizim pas disa muajve të izoluar për shkak të pandemisë COVID-19.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ditën e djeshme ka shpalosur edhe planin e masave lehtësuese duke filluar nga dita e sotme.

Për qytetarët dhe bizneset nuk do të ketë më kufizime, duke mos i ndarë më qytetet në zona të kuqe dhe të gjelbërta, që do të thotë se qytetarët mund të lëvizin lirshëm edhe nga një qytet në tjetrin.

Do të rihapen kufijtë tokësorë pa detyrim karantinimi, përveç rasteve kur kjo do të vendoset nga autoritetet shëndetësore, nëse personat që hyjnë në Shqipëri do të vijnë nga shtete që kanë konfirmuar numër të madh të infektuarish.

Plazhi fillon sot për hotelet, ndërsa duhet pritur data 6 qershor që plazhet të jenë të hapura për të gjithë qytetarët.

Gjithashtu duke filluar nga dita e sotme fëmijët do të kenë mundësi të rikthehen në kopshte dhe çerdhe, ndërsa do të rifillojnë aktivitetin e tyre edhe palestrat, qendrat e internetit , kurset profesionale ose edukative dhe konkurset e punësimit.

Pas një pushimi më shumë se zakonisht do të rikthehen edhe kampionatet e futbollit, por këtë herë pa spektatorë, për të mos rrezikuar një vaklë të dytë infeksionesh.

Ende nuk ka një datë për rifillimin e transportit publik, por kryeministri Rama ka deklaruar se po hartohet një plan për rifillimin e këtij aktiviteti.

101320264_964855427303841_4845732556051578880_o.jpg

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.