Rikonstruksionii/Hapet sot autostrada Tiranë-Durrës
Më në fund është hapur sot autostrada Tiranë-Durrës, pas disa javësh të gjata punimesh dhe bllokimi të trafikut në të dyja krahët.
Drejtori i ARRSH, Afrim Qendro, njoftoi dje se në 16 ditë është bërë e mundur që të rikonstruktohet aksi në pjesët më problematike të tij, dukë përmirësuar kështu ndjeshëm qarkullimin.
Ai kërkoi ndjesë për trafikun e shkaktuar dhe tha se nga 1 korriku, gjithçka i kthehet normalitetit.
Drejtori i ARRSH u shpreh:
Jemi në fazën përfundimtare të ndërhyrjes. 16 dite punë duke shmangur fundjavën. Kjo ndërhyrje përmirëson shtresat asfaltike dhe rrit elementët e sigurisë rrugor; të dielën trafiku do të jetë normal dhe kjo rrugë do të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve, ndjesë për shqetësimin që ju kemi sjellë”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



