Rikthehen “50 Hijet e Greit” Seria e tretë e Sagës, plot me të papritura
Me thuajse 950 milionë dollarë të përfituar nga dy seritë e para, “50 hijet e Greit 3” vjen me rastin e Shën Valentinit.
Epilogu i sagës së njohur sheh në altar Christian Gray dhe Anastasia Steele, protagonistët kryesorë të interpretuar nga Xhejmi Dornan dhe Dakota Xhonson.
Duke menduar se kishin lënë pas krahëve hijet e së shkuarës, të sapomartuarit Kristian dhe Anastasia shijojnë jetën e luksit. Por pikërisht atëherë kur ajo hyn rolin e Zonjës Grei dhe ai bie në një qëndrueshmëri të pazakontë për të, në skenë hyjnë kërcënime të reja nga e kaluara që vënë në provë lidhjen e fortë në çift.
Në serinë e tretë të 50 hijeve të Greit merr pjesë edhe një emër i njohur i kinemasë, Kim Besinxher, në rolin e ish-të dashurës së Christian Gray.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



