E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rikthehen ish-kryetarët e PD-së së Korçës, reagon Ervin Salianji: Koha është për bashkim
Publik News

Rikthehen ish-kryetarët e PD-së së Korçës, reagon Ervin Salianji: Koha është për bashkim

Në një shënim të shkurtër në rrjetin social Facebook, Salianji theksoi se askush nga këta nuk kërkoi privilegje dhe as ofiqe, por që me eksperiencën dhe njohjen e tyre kontribuojnë, jetojnë me ngjarjet e PD-së dhe i japin Partisë Demokratike.

“Berti Kotmilo ish kryetar bashkie, Bujar Isaku kirurg me reputacion ish kryetar dege, Isuf Saliçe doktor ish kryetar dege, Agron Haizsllari noter ish kryetar dege, Gjergji Papa pedagod ish kryetar dege, Gjergji Mero Dekan ish kandidat për Bashkinë Korçë…”, shkruan ai.

Sipas tij, demokratët kanë identitet të fortë, përkatësia i bashkon nga çdo ndasi dhe koha është për bashkim të çdo kontributi.

“Bashkë me Sorina Koti dhe drejtuesit e komanduar të degës, Ledina Alolli, Flamur Sala”, shkruan Salianji.

Shënimi i plotë:

Kënaqësi e veçantë që pas kontributeve të pakdërprera në vite rikthehen dhe në degë për    të vazhduar ndihmën aktivisht ish kryetarët e degës Korçë në vite dhe ish kryetarët e  bashkisë të zgjedhur nga PD.

Askush nuk kërkoi privilegje dhe as ofiqe por me eksperiencën dhe njohjen e tyre kontribuojnë, jetojnë me ngjarjet e PD dhe i japin Partisë Demokratike.

Berti Kotmilo ish kryetar bashkie, Bujar Isaku kirurg me reputacion ish kryetar dege, Isuf Saliçe doktor ish kryetar dege, Agron Haizsllari noter ish kryetar dege, Gjergji Papa pedagod ish kryetar dege, Gjergji Mero Dekan ish kandidat për Bashkinë Korçë…

Demokratët kanë identitet të fortë, përkatêsia i bashkon nga çdo ndasi. Koha është për bashkim të çdo kontributi.

 Bashkë me Sorina Koti dhe drejtuesit e komanduar të degës, Ledina Alolli, Flamur Sala

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.