E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rikthehen masat anti-Covid, OBSH kundër një izolimi të dytë
Publik News

Rikthehen masat anti-Covid, OBSH kundër një izolimi të dytë

Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi dje një rekord të ri rastesh me Covid-19.

Teksa raportoi për një rekord të ri rastesh me Covid-19 me rreth 350 mijë e 800 të prekur nga koronavirusi, përfaqësues të OBSH u bën thirrje drejtuesve të shteteve që të rishikojnë masat për të parandaluar përhapjen e Covid-19, por duke u shprehur se janë kundër një izolimi të dytë.

OBSH u shpreh se rikthimi në karantinë do të ishte shkatërrues për shoqërinë, por edhe për ekonominë e shteteve.

Pavarësisht kësaj thirrje qytetet kryesore po rikthejnë masat kufizuese dhe izolimin.

Kujtojmë që ditën e djeshme në vendin tonë u njoftua se maskat do të jenë të detyrueshme në çdo vend orëve se në shtëpi.

Deri më tani në rang global 1,077,594 persona e kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 37,475,839.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.