Rikthehet në detyrë Klodian Troci, i pezulluar për dosjen e ‘Jalës’ në Kadastrën e Vlorës
Nuk ka qetësi në Kadastrën e Vlorës, pasi sërish ka ndryshuar shefi i saj. Këtë herë është zv.drejtori Klodian Troci që rikthehet në detyrë pas më shumë se 1 viti, pasi ishte pezulluar.
Klodian Troci ishte pezulluar nga detyra për shkak se akuzave për tjetërsim pronash në Jalë, ku ishin të përfshirë 25 specialistë nga ky institucion.
Mesa dulet, Prokuroria ka përfunduar hetimet për Trocin dhe zv.drejtori ka dalë i pafajshëm, duke u rikthyer në detyrë.
Ndërkohë si drejtues i IKMT është vendosur zv.kryetari i bashkisë së Himarës, Simbol Pazaj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



