U shkarkua nga detyra dhe u bë një “rrëmujë” e madhe në rrjetet sociale por sot mjeku Ilir Allkja është rikthyer në detyrë.
Lajmin e bën me dije vetë ai duke falenderuar edhe gazetarët për mbështetjen ndërsa pohon se sot mundi të ishte në frontin e parë të luftës ndaj Covid 19, bashkë me kolegët.
“Falë solidaritetit të mijëra njerzve të thjeshtë të të gjitha moshave, kolegëve, miqve të mij brenda e jashtë Shqipërisë, gazetarëve dinjitozë, figurave të njohura të artit, punës, politkës por edhe administratës së QSUT, unë sot isha në punë në vijën e parë të luftës anti-Covid19 bashkë me kolegët e mij dhe do të jem çdo ditë !
Ju falënderojn të gjithëve !
Ne do t’ja dalim !”, shkruan Allkja i cili dy ditë me parë, fill pas shkarkimit dha edhe një intervistë për newsbomb.al.
Megjithatë duket se kjo situatë ka kaluar dhe ai do vazhdojë të jetë pjesë e bluzave të bardha.



