Rikthimi i reshjeve, Instituti i Gjeoshkencave jep detaje:Rreziku për përmbytje
Pas fundjavës së ngrohtë java filloi me reshje shiu. Ndërsa Instituti i Gjeoshkencave bën me dije se nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM-it, rezulton se lumenjtë Drin, Buna dhe Liqeni i Shkodrës do të kenë prurje dhe nivele të larta.
Nesër (e martë, dt.13) në basenin Drin-Buna dhe Liqenin e Shkodrës do të RRITEN PRURJET në pjesët e larta malore duke përfshirë edhe kaskadën e hidrocentraleve mbi lumin Drin. Në pjesën fushore të basenit që i përket Lumenjve Drin-Buna dhe Liqenit të Shkodrës do të vazhdojë të ketë nivele të larta të ujit dhe me tendencë për RRITJE TË NIVELEVE DHE RREZIKUT ditën e mërkurë (dt.14). Nivelet në pjesën e Ultësirës së Nën Shkodrës do të ngelen të larta për shkak të rritjes së shkarkimit të prurjeve nga Liqeni i Shkodrës në Lumin Buna por do të varen edhe nga shkarkimet e hidrocentraleve mbi lumin Drin. Për arsye të vazhdimit të rrezikut nga përmbytja është vendosur të mbahet shenja e paralajmërimit nga përmbytja për qarkun e Shkodrës . Ngjyra e kuqe e qarkut është vendosur për shkak të rrezikut nga përmbytjet. Në pjesën tjetër të territorit do të ketë shtim të prurjeve kryesisht në pjesën qendrore dhe veriore të territorit .
Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve të ardhshme dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.
RESHJET
Sot pasdite (e hënë, dt.12) dhe nesër (e martë, dt.13) priten reshje në të gjithë territorin. Në qarkun Shkodër, Kukës, Lezhë, Tiranë dhe Elbasan reshjet priten të jenë intensive dhe lokalisht shumë intensive, ndërsa në qarqet Dibër, Durrës dhe Korçë mesatare deri lokalisht intensive, të shoqëruara edhe me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Shumica e reshjeve priten sot pasdite.
TEMPERATURAT
Nesër (e martë, dt.13) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 10 / 15 °C
në vendet e ulëta: 7 / 15 °C
në vendet malore: 3 / 10 °C.
ERA
Sot pasdite (e hënë, dt.12) dhe nesër (e martë, dt.13) era pritet të fryjë e lehte, ndërsa në bregdet dhe zonat e larta malore deri mesatare.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



