RIKTHIMI I VIZAVE PËR SHQIPTARËT, FLET AMBASADORJA FRANCEZE: NUK DIHET NËSE DO KETË NJË VENDIM
Ambasadorja franceze në Tiranë, Christina Vasak ka komentuar nga Korça vendimin e Parlamentit holandez, i cili votoi për rikthimin e vizave për shqiptarët.
Vasak deklaroi se nuk dihet nëse do ketë një vendim për kërkesën e Parlamentit holandez.
‘Parlamenti është sovran dhe këtë e them para tre senatorësh. Është Parlamenti holandez ai që merr vendimet, por ka një procedurë dhe nuk dihet nëse do të ketë një vendim’, tha Ambasadorja franceze.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



