E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rikthimi i vizave/ Zëdhënësja e KE: Jemi në dijeni, por nuk kemi kërkesë nga Holanda
Bota

Rikthimi i vizave/ Zëdhënësja e KE: Jemi në dijeni, por nuk kemi kërkesë nga Holanda

“Komisioni Europian eshte ne dijeni për votimin e parlamentit holandez për të pezulluar udhëtimin pa viza me Shqipërinë, por nuk ka marrë asnjë kërkesë për pezullim”. Keshtu ka deklaruar zëdhënësja koordinuese e KE ne nje pronocnim per mediat.

parlament

 

Me 92 vota nga 150, parlamenti hollandez vendosi të martën t’i kërkojë komisionit të pezullojë udhëtimin pa viza me Shqipërinë.

“Komisioni është i vetëdijshëm për mocionin që kaloi dje në parlamentin hollandez, por ekziston një procedurë specifike që është në vend për mekanizmin e pezullimit të vizave dhe deri më sot nuk kemi marrë asnjë njoftim nga asnjë shtet anëtar që kërkon nje gje te tille” tha Natasha Bertaud.

Ministri i Jashtëm hollandez Stef Blok thuhet se u tha ligjvënësve para votimit se ai nuk po planifikonte të bindë Brukselin për të risjellë vizat për shqiptarët.

Sipas njoftimeve të medias, masa për rikthimin e vizave ishin motivuar nga veprimtaria e grupeve kriminale të lidhura me Shqipërinë.

Shqiptarët kanë qenë në gjendje të udhëtojnë në Bashkimin Evropian pa viza që nga dhjetori 2010. Shqipëria aplikoi për anëtarësim në BE në 2009 dhe mori statusin e kandidatit në 2014

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.